TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Mars 2026, 09:03

Koreja e Veriut përfshihet në konflikt, Kim Jong-Un: Do të furnizojmë me raketa Iranin!

Shkruar nga Pamfleti
Koreja e Veriut përfshihet në konflikt, Kim Jong-Un: Do të
Kim Jong-Un

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm t’i furnizojë me raketa Iranit, nëse një gjë e tillë kërkohet nga Teherani.

Në një deklaratë të publikuar nga 'Pheniani', Kim u shpreh se “një raketë e vetme do të ishte e mjaftueshme për të zhdukur Izraelin”, duke shtuar retorikën e ashpër në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta.

Autoritetet verikoreane kritikuan gjithashtu sulmet e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, duke i cilësuar ato si “të paligjshme” dhe si shkelje të sovranitetit të Republikës Islamike.

Deklaratat nga Pheniani vijnë në një periudhë kur situata mes Izraelit dhe Iranit mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet në rajon po ndiqen me shqetësim nga komuniteti ndërkombëtar.

Lini një Përgjigje