TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Tetor 2023, 19:19

Konflikti në Gaza, Kongresi Botëror Hebre i kërkon Papa Françeskut ndihmë për lirimin e pengjeve nga Hamasi

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti në Gaza, Kongresi Botëror Hebre i kërkon Papa

Kreu i Kongresit Botëror Hebre, kërkon ndërhyrjen e Papa Françeskut për lirimin e pengjeve nga Hamasi. Takimi mes kreut të Kongresit Botëror Hebre, Ronald Lauder, dhe udhëheqësit të kishës katolike romake Papa Françeskut u zhvillua sot në Selinë e Shenjtë.

Ne i kërkojmë Shenjtërisë suaj që të përdorni fuqinë tuaj, forcën tuaj, për t’i liruar këta pengje. Ju mund të jeni i vetmi person që ka autoritetin moral për ta bërë këtë”, tha gjatë fjalës së tij Kreu i Kongresit Botëror Hebre, Ronald Lauder.

Papa Françesku ka bërë disa herë thirrje për lirimin e pengjeve dhe ka shprehur shqetësimin e tij për sulmet ndaj civilëve në Izrael dhe Gaza. Numri i pengjeve izraelitë dhe të huaj të mbajtur nga Hamasi në Rripin e Gazës, ka shkuar deri më tani në 203.

Kongresi Botëror Hebre i cila daton nga viti 1936, përfaqëson komunitetet hebraike në më shumë se 100 vende, pranë qeverive dhe organizatave ndërkombëtare.

hamasi pengjet hebre

Lini një Përgjigje