
Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, tha se Izraeli do të kërkojë të ndalojë Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinë (UNRWA) të operojnë në Gaza pas luftës, teksa shtoi se “nuk do të jetë pjesë e së nesërmes”.
Kjo deklaratë vjen pas akuzave se anëtarët e stafit të saj ishin të përfshirë në sulmet e 7 tetorit në Izrael.
Në një postim në platformën ‘X’, Katz shprehet se falënderon qeverinë amerikane për vendimin e saj për të ndërprerë financimin për UNRWA.
“UNRWA përjetëson çështjen e refugjatëve, pengon paqen dhe shërben si një krah civil i Hamasit në Gaza”, shkruan ai.
Ditën e djeshme një zyrtar izraelit deklaroi se Izraeli ndau informacione për 12 punonjës të dyshuar të përfshirë në sulmet e 7 tetorit si me UNRWA ashtu edhe me SHBA, duke mos dhënë shumë detaje.
Marrëdhëniet e Izraelit me OKB-në janë përkeqësuar muajt e fundit, pasi zyrtarët e lartë të oganizatës dënuan vazhdimisht qasjen ushtarake të vendit ndaj luftës në Gaza.
Lini një Përgjigje