
Dy të rinj të cilët po shëtisnin në qendër të Selanikut mëngjesin e sotëm, u gjendën në një gropë gjigante.
Sipas medias greke thessnews.gr, një vajzë dhe një djalë të dy nga 19 vjeç, kanë qenë duke ecur në zonën e Bit Pazarit, konkretisht në rrugën Tosica, kur papritur rruga është hapur dhe ranë në gropë.
Për pasojë ata kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital. Pavarësisht se zjarrfikësit mbërritën shpejt në ngjarje, të rinjtë ishin nxjerrë nga banorët dhe u dërguan menjëherë në spitalin Gennimatas për ndihmën e parë.
Lini një Përgjigje