
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova ka akuzuar, presidentin francez, Emmanuel Macron se po shtyn kontinentin evropian drejt katastrofës me retorikën e tij agresive.
Macron ka guxuar jo pak me deklaratat e tij kohët e fundit, duke hedhur ide si dërgimi i trupave të NATO-së në Ukrainë dhe lejimi i Kievit për të përdorur armët franceze për të goditur rusët.
Zakharova më tej i quajti komentet e Macron si rusofobe, teksa kritikoi retorikën e presidentit francez.
"Për fat të keq, ai është i qëndrueshëm në rusofobinë e tij. Është e rëndësishme që me një retorikë të tillë agresive dhe veprime kriminale monstruoze, ai po ndihmon për ta shtyrë kontinentin evropian drejt katastrofës," tha Zakharova në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg.
Lini një Përgjigje