TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Shtator 2023, 07:50

Kim Jong Un mbërrin me tren të blinduar në Rusi për të takuar Putin, SHBA gati për dërgimin e raketave me rreze në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti
Kim Jong Un mbërrin me tren të blinduar në Rusi për të
Kim Jong Un

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka mbërritur në qytetin lindor Vladivostok të Rusisë për bisedime me Vladimir Putin. Raportimet thonë se ai ka hyrë në stacionin kufitar të Khasan rreth dy orë më parë, pasi ka udhëtuar gjatë natës me trenin e tij të blinduar.
Kremlini ka konfirmuar se takimi mes dy liderëve do të zhvillohet “në ditët në vijim”, për çështjet rajonale dhe globale ,pas përfundimit të Forumit Ekonomik Lindor.

Së bashku me Kim udhëtojnë edhe zyrtarë të lartë ushtarakë. Të dy vendet pritet të finalizojnë një marrëveshje armësh që mund të bëjë që Pheniani të furnizojë armë për të nxitur luftën e Rusisë në Ukrainë. Nga na tjetër Koreja e Veriut mund të marrë ndihmën humanitare shumë të nevojshme për vendin e tij të uritur nga sanksionet.Kremlini ka thënë se Rusia “nuk është e interesuar” për paralajmërimet e Uashingtonit dhe do të fokusohet në interesat e Phenianit dhe Moskës.

Ky është udhëtimi i parë i Kim jashtë vendit në katër vjet – ai u takua për herë të fundit ballë për ballë me Putinin në vitin 2019.

Në këmbim të ofrimit të municioneve, Koreja e Veriut ka të ngjarë të kërkojë dërgesa ushqimi dhe energjie dhe transferime të teknologjisë së sofistikuar të armëve.

Ndërsa Uashingtoni po shqyrton dërgimin në Ukrainë të Sistemeve të Raketave Taktike të Ushtrisë (ATACMS) që mund të fluturojnë deri në 306 kilometra dhe të Sistemeve të Raketave të Udhëzuara të Shumëfishta (GMLRS) që kanë një rreze prej 72 kilometrash dhe janë të mbushura me bomba thërrmuese.

Sistemi i raketave GMLRS do të jetë në gjendje të shpërndajë deri në 404 bomba thërrmuese. Prej disa muajsh Ukraina ka pasur në arsenalin e saj një variant të sistemit GMLRS.

Administrata e Presidentit Biden prej muajsh po mendon lidhur me furnizimin e Ukrainës me sistemet ATACMS, nga droja se dërgesa do të shihej si një veprim tepër agresiv kundër Rusisë. Ndërsa kundërsulmi i Ukrainës ndaj agresorit rus tregon shenja përparimi, Uashingtoni është i prirur që ta përforcojë ushtrinë ukrainase në një moment jetik, thanë dy burime për agjencinë e lajmeve Reuters.

kim jong un

Lini një Përgjigje