
Helmetat e Bardha, një grup i mbrojtjes civile në Siri, ka thënë se do të japë një shpërblim prej 3,000 dollarësh për këdo që ofron informacione që çojnë drejtpërdrejt në identifikimin e burgjeve sekrete të përdorura më parë nga regjimi i Asadit.
Në një postim në platformën ‘X’, grupi u bën thirrje veçanërisht ish-oficerëve të sigurimit dhe atyre që punojnë në degët e sigurimit që të tregonin çfarë dinin dhe i siguroi që identitetet e tyre të mbeten konfidenciale.
Helmetat e Bardha u kërkojnë gjithashtu familjeve që të mos gërmojnë vetë në burgje, pasi kjo mund të çojë në shkatërrimin e provave fizike të nevojshme për të "mbështetur përpjekjet e drejtësisë" për qeverinë e Assad.
Lini një Përgjigje