TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Maj 2026, 12:25

Kamala Harris kundër luftës me Iranin: Një budallallëk i Trump që Amerika nuk e do!

Shkruar nga Pamfleti
Kamala Harris kundër luftës me Iranin: Një budallallëk i
Kamala Harris

Ish-zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka kritikuar ashpër luftën me Iranin gjatë një aktiviteti të Partisë Demokratike në Las Vegas, duke e cilësuar konfliktin si “thjesht budallallëk”.

Gjatë fjalës së saj para mbështetësve demokratë, Harris deklaroi se populli amerikan nuk e dëshiron këtë luftë dhe theksoi se ndërhyrja nuk është autorizuar nga Kongresi amerikan.

“Kur e sheh këtë luftë në Iran, të cilën populli amerikan nuk e dëshiron, që nuk u autorizua nga Kongresi… nuk duhej të kishte filluar… të gjitha janë thjesht budallallëqe”, u shpreh ajo.

Harris u stopua para se të përdorte fjalë më të ashpra, ndërsa më pas shpërtheu në të qeshura dhe iu drejtua turmës me batutën: “Më detyruat ta bëj këtë!”

Ish-kandidatja demokrate, e cila humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 përballë Donald Trump, paralajmëroi për kostot ekonomike të konfliktit, duke theksuar se lufta po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e inflacionit në Shtetet e Bashkuara.

Ajo kritikoi gjithashtu mënyrën se si administrata aktuale po menaxhon krizën, duke lënë të kuptohet se përshkallëzimi i tensioneve mund të sjellë pasoja të rënda si për ekonominë amerikane, ashtu edhe për stabilitetin ndërkombëtar.

ish-zëvendëspresidentja e shba-së kamala harris trump irani

Lini një Përgjigje