TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Korrik 2023, 22:17

Kaloi gabimisht kufirin neutral me Korenë e Veriut, SHBA ende asnjë informacion për fatin e ushtarit të saj

Shkruar nga Pamfleti

Kaloi gabimisht kufirin neutral me Korenë e Veriut, SHBA ende asnjë

Uashingtoni ka konfirmuar se Koreja e Veriut nuk po i përgjigjet përpjekjeve për të negociuar lirimin e një ushtari amerikan që u largua përtej kufirit të saj.

​​Travis King kaloi të martën Zonën e Çmilitarizuar (DMZ) që ndan Korenë e Veriut dhe atë të Jugut.

Për rastin, Pentagoni kontaktoi me Korenë e Veriut, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, por si duket përgjigje nuk ka ende.

Nuk ka pasur asnjë fjalë nga Veriu për vendndodhjen e King ose fatin e tij. Incidenti vjen në një kohë veçanërisht të tensionuar me Veriun.

Marrëdhëniet me SHBA-në kanë rënë në vitet e fundit, teksa Koreja e Veriut teston dhjetëra raketa gjithnjë e më të fuqishme të afta për të mbajtur koka bërthamore.

Në udhëzimet për udhëtime, SHBA-ja u thotë qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Korenë e Veriut, një nga shtetet më të izoluara në botë, për shkak të rrezikut serioz të vazhdueshëm të arrestimit.

shba koreja e veriut ushtari

Lini një Përgjigje