Për Egjiptin, fundi i luftimeve në Gaza do t'i jepte fund perspektivës së shkëmbimit të dëbimit të palestinezeve në këtë vend me faljen e borxheve nga Izraeli. Për Iranin, kjo do të nënkuptonte fillimin e kërkimit për një zgjidhje me dy shtete dhe humbjen e saj si një mjet për retorikën e tij të luftës së përhershme. Vetëm populli i Gazës dëshiron vërtet ndalimin e luftës. Por kjo nuk mjafton për ta ndalur vërtet atë...
Baza ajrore Al Udeid në Katar, është një nga objektet që po përdor SHBA për të furnizuar ushtrinë izraelite me armë dhe municione për luftën e saj në Gaza. E përditshmja izraelite “Haaretz” ka dokumentuar angazhimin e dhjetëra avionëve transportues ushtarakë amerikanë që kanë udhëtuar nga Al-Udeid për në aeroportet ushtarake izraelite.
Megjithatë Doha është edhe kryeqyteti alternativ i Hamasit, ku banon lidershipi i grupit në mërgim. Dhe pikërisht nga kryeqyteti i Katarit, krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Qassam, transmetoi - nëpërmjet televizionit Al Jazeera - deklaratën e tij të parë mbi sulmin e 7 tetorit.
Nuk po i përmend këto fakte për të demonizuar Dohën, apo për të hedhur dyshime mbi pozicionet e saj, por për të kuptuar realisht se përse janë bllokuar negociatat mbi luftën Izrael-Hamas. Nga njëra anë, Izraeli po e vazhdon operacionin e tij ushtarak - pavarësisht kostove të përgjakshme dhe gjenocidale - derisa të eliminohet Hamasi.
Ndërsa vetë ky i fundit këmbëngul për arritjen e një armëpushimi të përhershëm dhe për një tërheqje të plotë të Izraelit nga i gjithë Rripi i Gazës. Doha është një nga kryeqytetet që menaxhon aspektet politike, mediatike dhe logjistike të lojës së luftës.
Po ashtu, Doha ka pasur dorë në ndërtimin e tuneleve në Gaza - investimi i vetëm i Hamasit në këtë zonë - të cilat u ndërtuan me fondet që Katari dërgoi me çantat e mbushura plot me para të thata tek Hamasi përmes aeroportit Ben Gurion në Izrael.
Ky financim u lehtësua nga vetë qeveria e Benjamin Netanyahut, e cila beson se prania e Hamasit në Gaza - duke e dobësuar Autoritetin Palestinez të njohur ndërkombëtarisht - është e nevojshme për të bllokuar të ardhmen politike të çështjes palestineze.
Në këtë kontekst tejet kompleks, do të pritej njëfarë pragmatizmi nga njerëzit me ndikim në Katar për të ndalur gjakderdhjen e palestinezëve në Gaza. Por deri më tani, ky moment duket se nuk ka ardhur ende. Qëndrimet e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe monarkive të Gjirit Arab ndaj tragjedisë palestineze shkojnë edhe përtej paqartësive të rolit të Katarit.
Një urë e dytë e ndihmës humanitare midis Abu Dhabit dhe Tel Avivit, po vepron paralelisht me atë midis Al-Udeid dhe Tel Aviv. Synimi i saj është t'i sigurojë Izraelit nevojat civile dhe të konsumatorëve gjatë luftës. Po ashtu këtu ndikojnë edhe Marrëveshjet e Abrahamit.
Dhe ishte ky model i “paqes pa kushte”, ai që e nxiti kryeministrin izraelit Netanyahu të deklaronte, vetëm pak ditë para sulmeve të 7 tetorit, se kauza palestineze nuk është më një kusht për arritjen e paqes me vendet arabe.
Role kontradiktore të Dohas
Në këtë kaos politik dhe moral, udhëheqësi palestinez në mërgim Mohammed Dahlan, që ka jetuar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe që e këshillon Abu Dhabin, është bërë papritmas shumë aktiv. Ai ka ofruar aftësitë e tij të ndihmës në koordinim me Hamasin dhe me njohjet e shumta në Tel Aviv (ai ka një histori të gjatë marrëdhëniesh me shërbimet izraelite të sigurisë). Duket se pas luftës së përgjakshme në Gaza, Dahlan ka gjetur një rrugë alternative për Hamasin. Ata që nuk janë në dijeni të të gjitha fakteve, duhet të ndalojnë së kritikuari Hamasin, për sa kohë që Izraeli po vret popullin e Gazës. Ne duhet të përgëzojmë edhe Hezbollahun që na shtoi në “Unitetin e Shesheve” pa kërkuar mendimin e askujt.
Izraeli është një shtet kriminel. Sot për sot nuk ka hapësirë për një mendim që ndryshon nga ai i Hamasit dhe Hezbollahut. S'ka vend për një opinion që mbështet idenë se zgjidhja e afërt e konfliktit përmes krijimit të 2 shteteve (pa marrë parasysh se sa e largët mund të jetë) është një e ardhme e paqëndrueshme në dritën e këtyre modeleve që nuk i kushtojnë aspak rëndësi ligjit, shtetit dhe politikës. Ndaj sot nuk është koha për të ndryshuar qasja në raport me atë të Hamasit dhe Hezbollahut. Dhe çdo deklaratë që nuk e fyen Izraelin, është bashkëpunim me agresorin.
Duhen edhe zërat tanë të dobët
Sigurisht, ky ekuacion kërkon edhe zëra të dobët si yni dhe i popullit të Gazës. Por kjo nuk përfshin Dohën. Al Jazeera e financuar nga shteti i Katarit, mund ta kursejë demonizimin e Hamasit. Dhe nuk përfshin as Abu Dhabin, sepse sapo të ketë një moment afrimi me Teheranin, gjërat do të jenë si më parë.
Nuk përfshin as Teheranin, që i pengoi të veprojnë më tej fraksionet e tij irakiane sapo Uashingtoni la të kuptohet se herën tjetër do të përgjigjet duke synuar drejtpërdrejt Iranin.
Çështja nuk kufizohet më tek qarqet tradicionale të tradhtisë. Sulmi i 7 tetorit 2023 nga Hamasi ndaj Izraelit Jugor e zgjeroi këtë dinamikë.
Ata që mendonin se kishin pushuar së qeni “rezistentë”, duket se kishin zbuluar se tundimi për të rezistuar ishte shumë i fortë për ta injoruar. Kësisoj ata iu kthyen rezistencës dhe iu bashkuan radhëve të saj. Lufta është mënyra e vetme për të përmbushur nevojat jo-palestineze.
Por Izraeli nuk është e vetmja “murtajë” që prek Palestinën. Kjo është kauza morale e rrethuar nga të gjitha anët nga “murtaja”. Uria e imponuar ndaj Gazës, nuk po gjen asnjë pengesë për të vonuar përparimin e saj, nga vendet fqinje deri në Gjirin Persik dhe Iran.
Që të gjitha këto vende kanë zëdhënëset e tyre lokale që bërtasin për “tradhti” ndaj kujtdo që devijon nga mesazhi i tyre. Lufta është mënyra e vetme për të përmbushur nevojat jo-palestineze. Për Izraelin, kjo është mënyra e vetme për të vrarë shpresat e palestinezëve për një shtet dhe për një të ardhme.
Për Egjiptin, fundi i luftimeve në Gaza do t'i jepte fund perspektivës së shkëmbimit të dëbimit të palestinezeve në këtë vend me faljen e borxheve nga Izraeli. Për Iranin, kjo do të nënkuptonte fillimin e kërkimit për një zgjidhje me dy shtete dhe humbjen e saj si një mjet për retorikën e tij të luftës së përhershme. Vetëm populli i Gazës dëshiron vërtet ndalimin e luftës. Por kjo nuk mjafton për ta ndalur vërtet atë./Përshtati Pamfleti nga “Worldcrunch”
Lini një Përgjigje