
Ndërsa ushtria izraelite njoftoi se po zgjeron operacionin e saj tokësor në Gaza, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Gueterres ka bërë thirrje për armëpushim. Përmes një postimi në platformën “X”, Guterras ka thënë se “ky është momenti i së vërtetës.”
“Përsëris thirrjen time për një armëpushim humanitar në Lindjen e Mesme, lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve dhe dërgimin e furnizimeve për shpëtimin e jetës në shkallën e nevojshme. Të gjithë duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre. Ky është një moment i së vërtetës. Historia do të na gjykojë të gjithëve”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Izraeli ka grumbulluar qindra mijëra trupa përgjatë kufirit me Gazën përpara një ofensive të pritshme tokësore.
Lini një Përgjigje