TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Shtator 2025, 09:18

Izraeli vijon sulmet në Gaza, vriten 29 persona gjatë orëve të fundit!

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli vijon sulmet në Gaza, vriten 29 persona gjatë orëve

Të paktën 29 palestinezë janë vrarë mëngjesin e sotëm në Gaza nga sulmet izraelite. Sipas La Repubblica, 17 prej tyre u humbën jetën në një sulm pranë një tregu në qendër të qytetit të Gazës.

Në qytet, IDF ka nisur edhe një operacion ushtarak prej disa ditësh tashmë, për të zhdukur Hamasin, ndërsa mbi 450 mijë njerëz janë larguar tashmë. Ushtria jordaneze njoftoi tashmë zhvendosjen e spitalit fushor të ngritur në qytetin e Gazës për sigurinë e personelit.

Mediat izraelite e raportuan këtë veprim, duke vënë në dukje se objekti do të zhvendoset në Khan Yunis, ku ushtria izraelite ka caktuar një zonë humanitare.

Ndërsa Izraeli vazhdon sulmin e tij ushtarak në qytetin e Gazës, OKB-ja paralajmëroi se veprimet e ushtrisë izraelite po “shkaktojnë terror mbi popullsinë palestineze dhe po detyrojnë dhjetëra mijëra njerëz të ikin”.

 

Lini një Përgjigje