TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Nëntor 2023, 16:49

“Izraeli po hakmerret mbi foshnjat, fëmijët dhe gratë e Gazës”, Erdogan thirrje për paqe të përhershme në Lindjen e Mesme

Shkruar nga Pamfleti

“Izraeli po hakmerret mbi foshnjat, fëmijët dhe gratë e

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përsëritur thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, teksa ka akuzuar Izraelin se po hakmerret … mbi foshnjat, fëmijët dhe gratë e Gazës.

Ajo që është urgjente në Gaza nuk janë pauzat për disa orë, por ne kemi nevojë për një armëpushim të përhershëm”, theksoi ai, raporton Al Jazeera.

Turqia, e cila ka përshkallëzuar ashpër kritikat e saj ndaj Izraelit ndërsa kriza humanitare në Gaza është intensifikuar, mbështet një zgjidhje me dy shtete dhe pret anëtarët e Hamasit, të cilin nuk e sheh si një “organizatë terroriste”, ndryshe nga SHBA, Britania e Madhe dhe të tjerë në Perëndim.

Ne nuk mund t’i vendosim rezistentët e Hamasit që mbrojnë atdheun e tyre në të njëjtën kategori me pushtuesit”, shtoi Erdogan.

Një zgjidhje e përhershme e konfliktit varet nga formimi i një shteti palestinez të bazuar në kufijtë e vitit 1967, sipas Erdoganit.

erdogan trump

Lini një Përgjigje