TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Qershor 2025, 21:22

Izraeli sulmon ministrinë e Jashtme iraniane

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli sulmon ministrinë e Jashtme iraniane

Izraeli ka sulmuar ministrinë e Jashtme iraniane. Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve “Tasnin” raporton se ministria e jashtme e Iranit në Teheran është sulmuar nga forcat izraelite.

Sipas diplomatit Saeed Khatibzadeh, raportohet për punonjës të plagosur. Ky sulm vjen pasi Irani goditi një ndërtesë në qytetin verior në Izrael.

Pas sulmeve në rajon, kanë shpërthyer zjarret në Haifa, në veri të Izraelit.

Një zëdhënës i organizatës kombëtare të emergjencës së Izraelit, Magen David Adom (MDA) njoftoi se ekipet po transportojnë shtatë pacientë në spitale, përfshirë një grua 72-vjeçare. "Kërkimet në vendngjarje janë duke vazhduar", tha MDA.

Lini një Përgjigje