TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Qershor 2025, 20:29

Komplot për vrasjen e liderit suprem të Iranit? Netanyahu: Lajme të rreme!

Shkruar nga Pamfleti

Komplot për vrasjen e liderit suprem të Iranit? Netanyahu: Lajme

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka mohuar planet për të vrarë udhëheqësin suprem të Iranit.

Në një intervistë për "Fox News", udhëheqësi izraelit tha se: "Ka kaq shumë raportime të rreme për biseda që nuk kanë ndodhur kurrë dhe unë nuk do të hyj në këtë temë".

"Por mund t'ju them se mendoj se do të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Dhe mendoj se Shtetet e Bashkuara e dinë se çfarë është e mirë për Shtetet e Bashkuara", u shpreh ai.

Netanyahu tha gjithashtu se sulmet do të përfundojnë "kur të heqim" aftësitë bërthamore të Iranit.

Kujtojmë se Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump vuri veton ndaj një plani izraelit ditët e fundit për të vrarë udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Sipas mediave të huaja, një nga burimet tha se: "A kanë vrarë iranianët ndonjë amerikan ende? Jo. Derisa ta bëjnë këtë, nuk po flasim fare për ndjekje të udhëheqjes politike".

Kush është udhëheqësi suprem i Iranit?

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, shërben si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura dhe kontrollon Gardën Revolucionare. Ai ka fjalën e fundit për të gjitha politikat kryesore në vend.

Sulmet izraelite në Iran kanë vrarë të paktën 406 persona dhe kanë plagosur 654 të tjerë.

Lini një Përgjigje