TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Qershor 2025, 20:51

Irani nuk ndalet, lëshon tjetër valë raketash mbi Izrael; 7 të plagosur!

Shkruar nga Pamfleti

Irani nuk ndalet, lëshon tjetër valë raketash mbi Izrael; 7

Shkëmbimi i sulmeve me raketa mes Iranit dhe Izraelit vijojnë ende. Sirenat u dëgjuan sërish sot në të gjithë Izraelin verior dhe qendror, Jerusalemin, Judenë dhe Samarinë, si dhe lumin Arava, pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit identifikuan raketa të lëshuara nga Irani. Pavarësisht sistemit të mbrojtjes, disa predha aarijnë ti kalojnë mbulimit dhe të godasin objektivat e tyre.

Një predhë thuhet se ra në zonën e Haifës, ku u plagosën shtatë individë: një grua që ishte plagosur lehtë, tre që ishin plagosur lehtë dhe tre që pësuan tronditje.

Ushtria izraelite deklaroi se forcat e kërkim-shpëtimit po operojnë në disa vende në të gjithë vendin ku janë marrë raportime për predha të rëna.

Shërbimet e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Izraelit thanë gjithashtu se kishin marrë raportime për një “goditje të drejtpërdrejtë në një ndërtesë banimi në Qarkun Bregdetar”, me ekipet e zjarrfikësve që janë duke shkuar në vendngjarje.

Kjo është breshëria e dytë e raketave të lëshuara nga Irani drejt Izraelit që nga mesdita. Pas breshërisë së parë, IDF njoftoi se shumica e raketave u rrëzuan dhe se nuk u morën raportime për shpërthime. Pak minuta më parë janë parë predha edhe mbi kryeqytetin e Izraelit Tel Aviv. Ndërkohë që nuk ka munguar përgjigja nga ana e Izraelit. Ushtria e Netanyahut ka synuar sërish objekte të rëndësishme në territorin e Iranit, duke shkaktuar dëme të shumta. 

Lini një Përgjigje