
Ish-oficeri i CIA-s, John Sipher, u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë të Ukrainës që t’i ofrojnë mbështetje vendit të shkatërruar nga lufta, duke theksuar se presidenti rus, Vladimir Putin, tani “është i dobët”.
Sipher i cili ka punuar në Shërbimin Klandestin Kombëtar të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, lutjen e tij drejtuar vendeve perëndimore e bëri pasi paketa prej 60 miliardë dollarësh ndihmë ende mbetet e bllokuar në Kongresin Amerikan.
“Ne kemi një mundësi historike për të mposhtur një armik që ka qenë në luftë me ne për vite me radhë. Putini po shkatërron gjithçka që ka rëndësi për ne. Ai është i dobët tani. Ndaloni së qeni kaq të ndrojtur dhe veproni si një superfuqi”, tha Sipher.
Kjo deklaratë vjen pas thirrjeve të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për miratimin e paketës miliardëshe.
Lini një Përgjigje