TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Qershor 2025, 19:48

Irani vendos kufizim të internetit, ndërpriten shërbimi bankar dhe shkëmbimi i kriptovalutave

Shkruar nga Pamfleti

Irani vendos kufizim të internetit, ndërpriten shërbimi bankar

Irani do të vendosë kufizime të përkohshme në aksesin në internet. Lajmi u dha nga tha Ministria e Komunikimeve, sipas mediave iraniane.

Në deklaratë thuhej se masa ishte për të parandaluar "kërcënimin e jetës dhe pronës së qytetarëve nga armiku".

Monitoruesi i internetit NetBlocks tha: "Të dhënat e drejtpërdrejta të rrjetit tregojnë se Irani është tani në mes të një ndërprerjeje pothuajse totale të internetit në nivel kombëtar; incidenti vjen pas një sërë ndërprerjesh të pjesshme të mëparshme dhe vjen mes përshkallëzimit të tensioneve ushtarake me Izraelin pas ditësh sulmesh me raketa".

Kjo ndodh në një kohë kur platforma më e madhe e këmbimit të monedhave digjitale në Iran, Nobitex, doli jashtë funksionit pas një sulmi të dyshuar kibernetik, që burime iraniane e kanë përshkruar si një “kërcënim sigurie”. Nobitex luan një rol kyç në tregun e kriptomonedhave në Iran, një mënyrë gjithnjë e më popullore për të ruajtur vlerën dhe zhvilluar transaksione përballë paqëndrueshmërisë ekonomike.

Grupi haktivist Predatory Sparrow, që më parë ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj Bankës Sepah – një institucion i lidhur me forcat e armatosura – ka pretenduar gjithashtu se qëndron pas sulmit ndaj Nobitex. Ata akuzojnë platformën se ndihmon në shmangien e sanksioneve ndërkombëtare dhe në financimin e terrorizmit. Autoritetet iraniane e lidhin këtë grup me Izraelin.

 

 

Lini një Përgjigje