Irani ka ngritur akuza të forta ndaj Shteteve të Bashkuara, duke vënë në pikëpyetje qëllimet reale të Uashingtonit në negociatat për paqe.
Gjatë një telefonate me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, kreu i diplomacisë iraniane, Abbas Araghchi, deklaroi se veprimet e fundit të SHBA-së po minojnë procesin diplomatik dhe po rrisin tensionet në rajon.
Sipas një njoftimi nga agjencia iraniane e lajmeve ISNA, Araghchi kritikoi lëvizjet amerikane në Gjirin Persik dhe i cilësoi ato si përpjekje për të cenuar armëpushimin.
“Provokimet e fundit nga forcat amerikane në Gjirin Persik dhe veprimet e tyre të shumta që synojnë shkeljen e armëpushimit kanë nxitur dyshime rreth qëllimeve dhe seriozitetit të palës amerikane në procesin diplomatik”, u shpreh ministri iranian.
Kjo deklaratë vjen në një moment tensioni të lartë mes Teheranit dhe Uashingtonit, ndërsa përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mbeten ende të pasigurta.
Lini një Përgjigje