
Irani nuk po kërkon përshkallëzim të tensioneve rajonale, por thotë se Izraeli duhet të ndëshkohet në mënyrë që të parandalohet paqëndrueshmëria e mëtejme.
Pasi vrasjes së kreut të Hamasit Ismail Haniyeh, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se nuk kërkon përshkallëzim të tensioneve por kërkon ndëshkimin e Izraelit.
“Irani kërkon që të ketë stabilitet në rajon, por kjo mund të arrihet vetëm me ndëshkimin e agresorit dhe të krijohet parandalim kundër aventurizmit të regjimit zionist Izraelit”, tha zëdhënësi Nasser Kanaani, duke shtuar se kundërpërgjigja nga Teherani është e pashmangshme.
Kanaani i bëri thirrje Uashingtonit që të mos e mbështesë më Izraelin, duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar ka dështuar që të mbrojë stabilitetin në rajon dhe duhet të ndëshkojë agresorin.
Edhe komandanti kryesor i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Hossein Salami, bëri thirrje sërish që Izraeli të ndëshkohet.
Teherani dhe grupet e lidhura me Iranin, Hamasi dhe Hezbollahu, kanë akuzuar Izraelin për vrasjen e shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh. Ndërsa zyrtarët izraelitë nuk kanë marrë përgjegjësinë për vrasjen.
Lini një Përgjigje