TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2026, 15:41

Irani thirrje shteteve fqinje: Sqaroni qëndrimin tuaj ndaj luftës

Shkruar nga Pamfleti

Irani thirrje shteteve fqinje: Sqaroni qëndrimin tuaj ndaj luftës

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se sulmet amerikane dhe izraelite kanë vrarë qindra civilë në Iran. Ai shtoi se shtetet fqinje që kanë bazat amerikane në tokën e tyre po e nxisin SHBA-në që të vijojë me sulmet.

“Raportet pohojnë se disa shtete fqinje që strehojnë forcat amerikane dhe lejojnë sulmet ndaj Iranit po e inkurajojnë gjithashtu në mënyrë aktive këtë masakër. Qëndrimet duhet të sqarohen menjëherë”, tha Araghchi.

Mediat sugjerojnë se mesazhi kishte si shënjestër, Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman. New York Times raportoi më parë se Trump ka qenë në kontakt të rregullt me ​​Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, i cili po mbështet luftën. Por një burim saudit e mohoi raportin për Al Arabiya.

 

okb irani

Lini një Përgjigje