TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Mars 2026, 19:47

Irani kërcënon Evropën: Do hakmerremi ndaj çdo vendi që përfshihet në sulme!

Shkruar nga Pamfleti

Irani kërcënon Evropën: Do hakmerremi ndaj çdo vendi

Zëvendësministri i Jashtëm Majid Takht-Ravanchi deklaron për France24 se vendet që mbështesin operacionet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit do të konsiderohen objektiva legjitime.

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Majid Takht-Ravanchi, paralajmëroi vendet evropiane që të mos përfshihen në operacionet ushtarake kundër Iranit. Në një intervistë për median franceze France24, ai tha se Teherani ua ka bërë të qartë partnerëve evropianë dhe vendeve të tjera se duhet të tregojnë kujdes dhe të shmangin përfshirjen në atë që e cilësoi si “luftë agresioni kundër Iranit”.

Sipas tij, çdo shtet që merr pjesë në këto operacione do të konsiderohet objektiv i ligjshëm për reagim nga Irani.

“Ne i kemi informuar tashmë evropianët dhe të gjithë të tjerët se duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos përfshihen në këtë luftë agresioni kundër Iranit. Nëse ndonjë vend merr pjesë në agresionin e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, ai do të jetë gjithashtu një objektiv legjitim për hakmarrje nga Irani”, deklaroi Takht-Ravanchi gjatë intervistës.

Sulmet e nisura të shtunën nga SHBA dhe Izraeli goditën disa objektiva në Iran, duke shkaktuar dëme në industrinë ushtarake dhe në institucione strategjike të vendit.

Nga këto sulme raportohet edhe për viktima në mesin e zyrtarëve të lartë, përfshirë liderin suprem Ali Khamenei, disa anëtarë të familjes së tij dhe drejtues të institucioneve shtetërore dhe ushtarake.

irani

Lini një Përgjigje