Raporti bazohet në intervista me dhjetëra persona dhe dokumenton mënyrën se si të miturat përfshiheshin fillimisht në trafik droge dhe më pas detyroheshin të kryenin marrëdhënie seksuale
BBC ka publikuar një artikull investigues ku dokumenton mënyrën se si banda të drogës në Londër kanë rekrutuar dhe shfrytëzuar seksualisht vajza të mitura, duke i përdorur për të shlyer borxhe ose për të forcuar aktivitetin e tyre kriminal.
Hetimi mbështetet në intervista të zhvilluara gjatë disa javësh me dhjetëra persona në kryeqytetin britanik, përfshirë pesë vajza që deklarojnë se kanë përjetuar abuzim seksual. Ato tregojnë se fillimisht grupet i afruan për të shitur drogë, për të transportuar armë ose për të kryer vjedhje, përpara se situata të përshkallëzohej në shfrytëzim seksual.
Investigimi paraqet një panoramë të ndërlikuar të aktivitetit të bandave në Londër, me grupe nga prejardhje të ndryshme etnike që veprojnë në zona të ndryshme të qytetit. Sipas dëshmive të mbledhura nga BBC, vajzat vendosen në fund të hierarkisë dhe përballen me presion të vazhdueshëm.
“Nuk mendoja se isha viktimë”, është deklaratë e Kellyt, që tregoi se ishte ngacmuar seksualisht nga tre burra në kryeqytet. Fillimisht ajo u detyrua të shiste drogë, por tha se shfrytëzimi më pas u përkeqësua.
“Nuk kisha para, ndihesha e lënë pas dore dhe pashë një mundësi për t’u ndjerë pjesë e diçkaje, kështu që krijova disa lidhje të këqija dhe shumë shpejt fillova të shisja drogë në rrugë. Por kjo u shndërrua në abuzime seksuale për të mbajtur njerëzit në anën tonë nëse u kishim borxh, ose si një joshje për ta që të blinin drogë nga unë dhe banda që unë bëja pjesë”, deklaroi ajo.
“Vajzat brenda bandave nuk mund t’i thonë jo abuzimit seksual. Brenda asaj bote bandash, vajzat janë në nivelin më të ulët dhe duhet të bëjnë çfarë u thuhet. Dhe kjo përfshin edhe marrëdhëniet seksuale”, deklaroi një zyrtar.
“Çdo individ, grup apo bandë që shfrytëzon fëmijët për abuzim seksual është e neveritshme. Ne dëshirojnë drejtësi për çdo viktimë të këtyre krimeve të tmerrshme”, deklaroi një zëdhënës i kryebashkiakut të Londrës.
“Kryebashkiaku është i qartë se Policia Metropolitane duhet të ndjekë provat kudo që të çojnë ato dhe ai do të vazhdojë të sigurojë që ajo të bëjë gjithçka që është e mundur për të luftuar të gjitha shfrytëzimet seksuale të fëmijëve në kryeqytet, duke përfshirë bandat e abuzimit seksual, për të ndërtuar një Londër më të sigurt për të gjithë”, shtoi ai.
Punonjësit socialë që kujdeseshin për të abuzuarat, sipas BBC shpjeguan se shumë prej atyre që shfrytëzoheshin vinin nga familje të shkatërruara ose kishin pasur prejardhje të tjera problematike si abuzimi, droga ose varfëria.
“Isha 15 vjeç. Më kalonin burra të ndryshëm çdo natë, ndonjëherë 10 ose 15 në muaj”, deklaroi një tjetër vajzë e abuzuar.
“Na jepnin vetëm pije, na jepnin drogë. Gjëja tjetër që mendoja ishte se thjesht isha në dhomën e gjumit me njërin prej tyre. Pastaj dilja. Mund të ishte edhe një tjetër. Pas kësaj mund të ishte edhe një tjetër. Ndonjëherë ishte vetëm një. Ndonjëherë mund të ishin tre. Dhe pastaj thjesht largoheshim”, tregon ajo.
“Nuk i mbaj mend emrat e tyre vërtet, por di vetëm që ishin nga Azia Jugore. Ata nuk donin asgjë tjetër përveç seksit”, tha ajo.
“Ata nuk donin asgjë tjetër përveç seksit. Isha e dëshpëruar dhe ata më jepnin gjëra të shtrenjta, kështu që ndihesha e dëshiruar dhe pastaj flija me ta. Ndihesha sikur kisha shumë të dashur që më kushtonin vëmendje. Ata ishin burra nga Azia Jugore që përfituan nga situata ime”, deklaroi një e abuzuar tjetër.
Lini një Përgjigje