
Ushtria izraelite është tërhequr nga spitali më i madh i Gazës, Al-Shifa, pas një rrethimi 14-ditor. Ajo çfarë ka mbetur pas ngjan me një film horror.
Përveç emrit, spitali më i madh i Gazës, Al-Shifa nuk ngjan aspak me një kompleks shëndetësor, përkundrazi gjithçka ka mbetur janë rrënoja.

Sipas imazheve të reja satelitore nga Maxar Technologies, kompleksi Spitalor Al-Shifa pësoi shkatërrim të konsiderueshëm të ndërtesave dhe buldozer gjatë rrethimit 14 ditor nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.
Imazhet, të marra më 1 prill, tregojnë se pjesa më e madhe e zonës përreth kompleksit spitalor në qytetin qendror të Gazës është rrafshuar.

Brenda kompleksit, shumica e ndërtesave kanë pësuar dëmtime: disa janë shkatërruar plotësisht, të tjerave u mungojnë fasada dhe çatia.
Terreni i gjithë kompleksit spitalor është tashmë i mbuluar me një shtresë dheu të buldozerit. Mbrojtja Civile e Gazës tha se të paktën 300 trupa janë gjetur në kompleks, deri më tani.
View this post on Instagram
"Trupat e plagosur dhe të vdekur mbushin mjediset e spitalit. Ka trupa të varrosur në oborret e spitalit”, tha kapiteni i Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmoud Bassal për CNN të hënën.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të dielën pretendoi se më shumë se 200 militantë ishin vrarë në spital. Por pavarësisht pretendimeve të tyre, situata në terren duke komplet tjetër.


Lini një Përgjigje