
Ukraina mohon prerazi çdo përfshirje të sajën në sulmin e ndodhur mbrëmë në Moskë, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën mbi 60 persona.
Disa media ruse aludojnë se sipas disa senatorëve rusë, Kievi kishte rol në këtë sulm, megjithatë Kremlini zyrtar ende nuk ka asnjë reagim lidhur me këtë, ndërkohë që është marrë përsipër nga Shteti Islamik.
Megjithatë, zyrtarë të lartë ukrainas kanë mohuar kategorikisht çdo përfshirje.
“Le të jemi të drejtë për këtë: Ukraina nuk kishte absolutisht asnjë lidhje me këto ngjarje. Ne kemi një luftë të plotë, të gjithanshme me ushtrinë e rregullt ruse dhe me Federatën Ruse si vend, dhe pavarësisht nga gjithçka [që ka ndodhur], gjithçka do të vendoset në fushën e betejës”, tha Mykhailo Podolyak, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas.
Lini një Përgjigje