TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Dhjetor 2025, 10:05

I rrëmbeu armën autorit, miliarderi i dhuron 65 mijë dollarë heroit të "Bondi Beach"

Shkruar nga Pamfleti

 

I rrëmbeu armën autorit, miliarderi i dhuron 65 mijë dollarë
Ahmed Al Ahmed

Një miliarder amerikan i ka dhuruar 65,000 dollarë amerikanë, “heroit” Ahmed al-Ahmed i cili i rrëmbeu armën njërit prej autorëve të masakrës së ndodhur Bondi Beach.

Pamjet treguan pronarin 43-vjeçar të dyqanit të frutave duke vrapuar drejt personit të armatosur dhe duke i rrëmbyer armën. Më pas ai e drejton armën nga sulmuesi duke e detyruar atë të tërhiqet.

Një fushatë për mbledhje fondesh ka nisur online për Ahmed Al Ahmed, ku janë mbledhur gati 1 milion dollarë, sipas GoFundMe.

Dhurimi më i madh është nga William Ackman, CEO i Pershing Square Capital Management, i cili e ka lavdëruar “heroin e guximshëm” për shpëtimin e jetëve.

Prindërit e Ahmedit thanë më parë se ai u qëllua katër ose pesë herë në shpatull dhe është në spital.

Kush është Ahmed al-Ahmed

Ahmed al-Ahmed, 43 vjeç, është një qytetar i Sydney-t, mysliman dhe pronar i një dyqani frutash në periferi të Sutherland. Ai ka dy fëmijë dhe, sipas informacioneve nga familja e tij, nuk ka pasur asnjëherë përvojë me armët. Aktualisht ai ndodhet në spital pas plagëve të marra gjatë incidentit, përfshirë një plagë në krah dhe dorë.


Në pasojat e incidentit, shumë autoritete, përfshirë kryeministrin e Uellsit të Ri Jugor, Chris Minns, e përshkruan Ahmed al-Ahmed si “hero”, duke e lavdëruar për guximin dhe vendosmërinë e tij në një situatë kaq të rrezikshme. Një tjetër qytetar që ishte gjithashtu prezent në vendngjarje ndihmoi në përballjen me terroristin, por ndodhi që ai të mos mund të qëllonte.

Sulmi terrorist u shënua gjatë një feste të Hanukah në plazhin më të njohur të Australisë. Të paktën 15 persona vdiqën, teksa 27 të tjerë plagosën. Kryeministri Anthony Albanese e cilësoi sulmin si një akt të rëndë antisemitizmi të drejtuar kundër komunitetit hebre, teksa thesksoi se do të ashpërsojë ligjet për armët

 

 

ahmed al ahmed 65k $ 65 mijë dollarë heroit të

Lini një Përgjigje