
Ndërkohë që ka nisur sulmi i Iranit kundër Izraelit, avioni i kryeministrit Benyamin Netanyahu u ngrit nga Izraeli për arsye sigurie. Këtë e raporton faqja e internetit Ynet.
“Në vitet e fundit, dhe aq më tepër në javët e fundit, Izraeli është duke u përgatitur për mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejtë nga Irani. Sistemet tona të mbrojtjes janë të vendosura, ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Shteti i Izraelit është i fortë, ushtria është e fortë”, ka thënë Netanyahu.
Ashtu sikundër u paralajmërua, Irani ka nisur një sulm ajror ndaj Izraelit.
Fillimisht u nis një grup prej dhjetra e qindra dronësh kamikazë, teksa media vendase në Teheran njofton se sapo u nis një valë e dytë dronësh.
Lini një Përgjigje