Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, deklaroi se forcat e armatosura të vendit janë vendosur në gatishmëri të plotë luftarake, pas një sulmi me dron që goditi Aeroportin Ndërkombëtar të Nakhçivanit.
Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit, Aliyev e cilësoi incidentin si një “akt terrori” të kryer nga Irani ndaj territorit të Azerbajxhanit.
“Sot Irani kreu një akt terrori kundër territorit dhe shtetit të Azerbajxhanit. Shteti iranian përdori mjete ajrore pa pilot për të goditur territorin e Republikës Autonome të Nakhçivanit”, deklaroi ai.
Presidenti azerbajxhanas kërkoi që autoritetet iraniane të japin një shpjegim zyrtar, të kërkojnë falje dhe që personat përgjegjës për këtë incident të mbahen penalisht përgjegjës.
Aliyev theksoi gjithashtu se vendi i tij është i gatshëm të reagojë ndaj çdo kërcënimi.
“Populli i Azerbajxhanit duhet të jetë i sigurt se çdo forcë armiqësore do të përballet me ‘Grushtin tonë të Hekurt’”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Irani ka mohuar përfshirjen në incidentin në Nakhçivan. Sipas raportimeve, dronët goditën zonën e aeroportit dhe një prej tyre ra pranë një shkolle në fshatin Shakarabad, duke plagosur dy persona.
Tani smerret vesh, se dhe cifutet mund te dergojne drone drejt vendeve te tjera, me logot e Iranit, cfare nuk pret! Lufte eshte, kaos! Bjeri ti biem!