TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Shkurt 2024, 08:25

Sulmi me bombë në Greqi, kthim i terrorizmit?!

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi me bombë në Greqi, kthim i terrorizmit?!
Pamje nga vendngjarja në Greqi

Greqia u trondit sot nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në mesnatë. Një person anonim telefonoi një media dhe e lajmëroi se pas 40 minutave një bombë do të shpërthejë pranë Ministrisë së Punës.

Zona u rrethua menjëherë nga forcat e shumta të policisë dhe bomba shpërtheu në orën 01:29 të mëngjesit (ora lokale).

Të dyshuarit kryesor janë një organizatë terroriste e ekstremit të majtë e quajtur “Vetëmbrojtja e klasës revolucionare”.

Dy telefonatat

Në orën 00:49 një person anonim ka telefonuar Redaktorët e Gazetës duke paralajmëruar për një bombë në Ministrinë e Punës.

Sipas informacioneve, ka pasur edhe një telefonatë të dytë, në të cilën thuhet se pajisja është vendosur jashtë një banke që ndodhet pranë ministrisë, në Korai.

Sipas botimit të Gazetës së Redaktorëve, një person i panjohur ka paralajmëruar për një mjet shpërthyes me fuqi të lartë në rrugën Stadiou në Alpha Bank, pak para një pas mesnate. Përgjegjësinë, sipas fjalëve të tij, e merr përsipër vetëmbrojtja e klasës revolucionare.

Hetimet paraprake për rastin kryhen nga Shërbimi Antiterrorist (DAEEB).

Ekspertët ligjorë po hetojnë në lidhje me përbërjen e bombës si dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen e autorëve. Organizata “Vetëmbrojtja e klasës revolucionare” për të cilën Policia thotë se është një grupim terrorist i ekstremit të majtë, është hera e parë që shfaqet në Greqi.

Autoritetet dyshojnë për një rinisje të aktivitetit të ekstremistëve të majtë marksistë, të cilët kanë vendosur dhjetëra bomba artizanale dhe mekanizma shpërthyes gjatë 10-15 viteve të kaluara.

Në vazhdim autoritet helene mundën të neutralizojnë disa prej tyre, duke dërguar në burg për 10-20 vjet anëtarët e këtyre grupimeve të arrestuar gjatë luftës disa vjeçare të shtetit grek kundër grupimeve marksiste të ekstremit të majtë.

Njoftimi i policisë greke

Sot më 3 shkurt 2024, në orën 00:48 Qendra e Veprimit të Menjëhershëm është njoftuar përmes një telefonate nga Gazeta e Redaktorëve se kanë marrë një telefonatë në lidhje me vendosjen e një lënde shpërthyese në Ministrinë e Punës, e cila do të shpërthente në 40 minuta.

Zona është rrethuar nga forcat e policisë të cilat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke devijuar trafikun.

Mekanizmi ka shpërthyer në orën 01:29, duke shkaktuar dëme materiale.

Një hetim paraprak po kryhet nga Shërbimi Antiterrorist (D.A.E.B.). /Përshtati “Pamfleti” nga “Kathimerini”

 

greqi sulm me bombë

Lini një Përgjigje