
Pas krimit makabër që ndodhi mëngjesin e sotëm në një shkollë në Serbi, është organizuar një protestë nga qytetarët në Beograd të cilët kërkojnë dorëheqjen e ministrit serb të Arsimit.
Protestuesi filluan të grumbulloheshin në shesh dhe më pas nisën rrugëtimin e tyre drejt shkollës ku ndodhi krimi makabër. Pas disa minutave tubimi u shpërbë dhe u la që të mblidhen sërish, nesër në orën 14 para shkollës ku ndodhi tragjedia për të ndezur qirinj.

Siç raporton gazetari i Danas, në disa raste janë mbajtur disa fjalime të vogla, por nuk ka qenë e mundur të dëgjohen pasi nuk ka pasur sistem zanor të organizuar. Një pjesë e qytetarëve pasi u grumbulluan në Cveto Treg janë drejtuar drejt Ministrisë së Arsimit dhe filluan të bërtisnin: “Dorëheqje, dorëheqje, dorëheqje”.

Tubimi fillimisht ishte planifikuar vetëm për Cvetni Trg dhe shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, por një pjesë e qytetarëve në mënyrë spontane vendosën të dalin para ministrisë dhe të kërkonin dorëheqjen e ministrit të Arsimit.
Lini një Përgjigje