TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Tetor 2023, 20:54

“I arritëm objektivat tona”, Hamasi: Jemi të gatshëm për armëpushim me Izraelin

Shkruar nga Pamfleti

“I arritëm objektivat tona”, Hamasi: Jemi të gatshëm

Një zyrtar i lartë, i Hamasit ka deklaruar se ata janë të hapur për diskutime mbi një armëpushim të mundshëm me Izraelin, pasi sipas tij ata i kanë arritur objektivat e tyre.

Moussa Abu Marzouk i tha Al Jazeera-s në një intervistë telefonike se Hamasi ishte i hapur për "diçka të tillë" dhe për "të gjithë dialogët politikë" kur u pyet nëse grupi është i gatshëm të diskutojë një armëpushim të mundshëm.

Ai tha gjithashtu se Hamasi kishte kapur "dhjetëra" shtetas të dyfishtë nga Izraeli, duke përfshirë ata me nënshtetësi ruse dhe kineze.

Me arritjen e  armëpushimit, problemi kryesorë do të jetë pikërisht, lirimi dhe negociatat për personat e marrë peng nga Hamasi.

hamasi armëpushim

Lini një Përgjigje