
Eksperti Medlir Mema ka folur lidhur me luftën mes Izraelit dhe Palestinës. Ai konstatoi se në arenën ndërkombëtare, Irani është shteti që njeh Hamasin. Në një intervistë për ‘Euronews Albania’ ai u shpreh gjithashtu se kauza palestineze është mbështetur nga Jordania dhe Arabia Saudite.
Në aspektin fetar, ai sqaroi se myslimanët në zonën e territoreve të pushtuara janë të setit Suni që kanë qenë në armiqësi historike me ata që janë Shia.
“Hamasi nuk është se ka shprehur, le të themi një pavarësi të Rripit të Gazës. Pra, Rripi i Gazës vazhdon të mbetet në aspektin ligjor pjesë e territoreve palestineze. Sigurisht Hamas pretendon se herët a vonë do të marrë në pronësi të gjithë tokën historike palestineze, duke filluar që nga viti 48’ që përfshin sigurisht shtetin aktual të Izraelit,” u shpreh Mema.
Lini një Përgjigje