
Bashkimi Europian po mendon zgjidhje të mundshme në rast se 27 vendet nuk miratojnë unanimisht paketën e ndihmës për Ukrainën.
Një çështje që nuk mori zgjidhje në Samitin e BE në fillim të muajit dhjetor për shkak të vetos që vendosi Hungaria. Por sipas presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen është urgjente nevoja për të zgjidhur ndihmën për Ukrainën.
Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Belgjikës Alexander De Croo, e cila mori presidencën e rradhës, Von del Leyen vuri në dukje se Komisioni do të paraqesë zgjidhje të tjera të mundshme, edhe pse prioriteti mbetet marrëveshja mes 27 vendeve.
“Prioriteti është një marrëveshje mes 27. Por sigurisht që ne duhet të përgatitemi për opsionet e tjera operacionale që po përgatisim. Komisioni do t'i prezantohet Këshillit Evropian me zgjidhje operacionale për të siguruar që të arrihet një marrëveshje mbi instrumentin për Ukrainën”, nënvizoi Von der Leyen.
Belgjika do të ketë më pas detyrën kryesore për të transformuar marrëveshjen politike mbi instrumentin përmes Këshillit dhe Parlamentit sa më shpejt të jetë e mundur.
"Ne duhet të përfundojmë rishikimin e buxhetit gjatë presidencës belge dhe kjo do të na sigurojë mjetet për të zbatuar shumë nga prioritetet politike që kemi identifikuar dhe në të cilat kemi bërë përparim, për shembull migracionin”, nënvizoi presidentja e KE-së. Ashtu si BE, edhe Shtetet e Bashkuara nuk e kanë zgjidhur ende ngërçin në Kongresin Amerikan, ndërsa Rusia ka intensifikuar ofensivën ushtarake në Ukrainë.
Lini një Përgjigje