
Eurodeputetja greke, Eva Kaili e cila ka qenë në qendër të hetimit të skandalit të Katargate është parë duke ecur në korridoret e Parlamentit Europian me vajzën e saj dyvjeçare.
Ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian u rikthye në selinë e institucionit të BE-së në Rue Wiertz pas paraburgimit të saj katër-mujor. Siç konfirmoi avokati i saj Michalis Dimitrakopoulos për agjencinë Ansa ajo tani ka rifilluar punën e saj.
Qatargate: Eva Kaili torna al Parlamento europeo https://t.co/YKiBN0spH7
— Repubblica (@repubblica) June 26, 2023
Kujtojmë se arrestimi i saj shkaktoi tronditje në të gjithë Brukselin dhe nxorri në dritë një hetim për një skemë që përfshin shuma të mëdha parash dhe dhurata që dyshohet se janë paguar nga Katari dhe Maroku për të ndikuar në vendimet e BE-së për këto dy vende. Si pjesë e rastit, policia belge sekuestroi më shumë se 1.5 milionë euro para të gatshme pas kontrolleve në shtëpi dhe zyra.
Kaili ishte një nga pesë personat e akuzuar penalisht nga autoritetet belge, së bashku me partnerin e saj vendas Francesco Giorgi, ish-deputetin e Parlamentit Evropian Antonio Panzeri, i cili shihet si "kryeministri" i skandalit, eurodeputeti belg Marc Tarabella dhe drejtori i OJQ-së "Nuk ka paqe pa drejtësi", Nikolos Talamankas.
Lini një Përgjigje