
Një zyrtar i lartë i Hamasit i tha Richard Engel të “NBC News” se grupi është i gatshëm të lirojë menjëherë të gjithë pengjet civile – të huaj dhe izraelitë – nëse Izraeli ndalon sulmet ajrore në Gaza.
Zyrtari i Hamasit tha se pengjet mund të lirohen brenda një ore për sa kohë që Izraeli përmbush kushtet e tij.
Ai pohoi se tani nuk ka vend të sigurt për lirimin e pengjeve.Në këmbim të lirimit të ushtarëve izraelitë të mbajtur peng, zyrtari i Hamasit shtoi se Izraeli duhet të lirojë të gjithë palestinezët e mbajtur në burgjet izraelite.
Zyrtari i Hamasit pohoi gjithashtu se SHBA dhe Izraeli tashmë janë në dijeni të kushteve të për lirimin e pengjeve civile, sepse grupi militant i zbuloi ato në bisedat e tij me liderët e disa vendeve arabe.
Izraeli është zotuar të zhdukë Hamasin, grupin islamik që kontrollon Gazën, në përgjigje të sulmeve terroriste të 7 tetorit që vranë 1400 njerëz.
Të paktën 3,000 njerëz janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza, sipas zyrtarëve palestinezë.
Qindra palestinezë dyshohet se kanë vdekur pas një shpërthimi të madh në një spital në qytetin e Gazës, i fajësuar nga grupi Hamas për një sulm ajror izraelit.
Izraeli thotë se shpërthimi u shkaktua nga raketat e lëshuara nga një grup tjetër, Xhihadi Islamik Palestinez, dhe të dyja palët mohojnë fajin.
Presidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë Izraelin të mërkurën, por një samit i planifikuar në Jordani me liderët arabë është anuluar.
Të paktën 600,000 palestinezë janë larguar nga Rripi verior i Gazës për në jug që nga paralajmërimet ushtarake izraelite.
Izraeli ka bllokuar furnizimet thelbësore për Gazën në shenjë hakmarrjeje për sulmin e Hamasit më 7 tetor që la të vdekur 1300 izraelitë
Lini një Përgjigje