TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Qershor 2025, 18:40

"Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset", Izraeli urdhëron ushtrinë të vijojë sulmin në Gaza

Shkruar nga Pamfleti

"Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset",

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka urdhëruar ushtrinë të përparojë në Rripin e Gazës “pavarësisht nga çdo negociatë”, ndërsa është duke u zhvilluar përpjekja për armëpushim.

“Urdhërova ushtrinë të vazhdojë të përparojë në Gaza kundër të gjitha objektivave, pavarësisht nga çdo negociatë dhe të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të mbrojtur ushtarët dhe për të eliminuar vrasësit e Hamasit”, tha ministri i Mbrojtjes.

Ai u shpreh gjithashtu se "ose Hamasi do t’i lirojë pengjet të cilët i rrëmbyen gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, ose ai do të shfaroset".

Hamasi dha përgjigjen e tij dje ndaj një propozimi amerikan për armëpushim. Pa qenë e qartë nëse e pranon apo jo, ai propozoi një sërë amendamentesh të cilat pala amerikane i hodhi poshtë si të papranueshme.

Lini një Përgjigje