
Ukraina është hakmarrë pas sulmit të djeshëm. Kievi ka sulmuar qytetin rus të Belgorodit, ku deri tani 14 persona mbetën të vrarë, njëri prej të cilëve fëmijë dhe ka dhjetëra të plagosur, mes tyre katër fëmijë, njoftoi Ministria ruse e Situatave të Emergjencave.
“Forcat e armatosura të Ukrainës sulmua qendrën e Belgorodit. Sipas informacioneve paraprake, ka të vdekur dhe të lënduar”, ka shkruar në Telegram guvernatori Vyacheslav Gladkov dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë në strehimore.
Përveç kësaj, gjatë sulmit, disa predha goditën pjesën e banimit të Belgorodit, saktësoi guvernatori.
Sipas tij, një person ka mbetur i vrarë kur një predhë ka goditur një shtëpi private. Katër persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë 10-vjeçar. Gjithashtu janë dëmtuar 10 shtëpi private, dy makina dhe ujësjellës.
Disa video të shpërndara nga agjencia Nexta tregojnë një shesh në qendër të qytetit duke u djegur. Gjithashtu, makinat mund të shihen duke u djegur.
Siç raportoi korrespondenti i RIA Novosti, shpërthimet ndodhën rreth orës 15:00, pas së cilës mbi qytet u shfaq tym i zi. Pak minuta më vonë u dëgjua sirena. Shërbimet e sigurisë bllokuan kryqëzimin e rrugës Bogdan Hmeljnicki dhe Slavi Avenue.
Come on, nothing happened, just some tiles fell off ????????????????????#Belgorod#RussiaIsATerroristState pic.twitter.com/j99RUmCh3v
— Aurora Borealis ???? (@aborealis940) December 30, 2023
⚡️The Ukrainian military destroyed the base of Russian mercenaries PMC "Wagner" in Kadiivka, the Luhansk region. The video was published by the Strategic Communications Department of the Armed Forces of Ukraine. pic.twitter.com/DXre7CEWod
— FLASH (@Flash_news_ua) June 9, 2022
Lini një Përgjigje