TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Nëntor 2025, 17:03

Grabitet “Louis Vuitton” në qendër të Romës, vidhen 80 artikuj me vlerë mijëra euro; skema që përdorën autorët

Shkruar nga Pamfleti

Grabitet “Louis Vuitton” në qendër të Romës,

Një grabitje ndodhur sot në drekë në dyqanin e Louis Vuitton në qendër të Romës, në kryqëzimin e rrugëve Mario dei Fiori dhe Condotti.

Mediat italiane shkruajnë se tre grabitësit ishin të maskuar. Kur mbërrinën, ata e përplasën makinën në dritaren prej xhami të dyqanit luksoz, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke hapur kështu një rrugë për të hyrë në dyqan.

Sipas La Repubblica, pasi arritën të hynin, ata vodhën rreth 80 artikuj, kryesisht çanta dore dhe aksesorë të tjerë me vlerë të lartë.

Vlera totale nuk është llogaritur ende, por vlerësimet fillestare tregojnë se mund të vlejë qindra mijëra euro.

Autoritetet po shqyrtojnë pamjet filmike nga kamerat e sigurisë, si në dyqan ashtu edhe në bizneset fqinje, me qëllim identifikimin e autorëve dhe rrugën e tyre të arratisjes pas vjedhjes.

 

Lini një Përgjigje