TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Nëntor 2023, 16:14

Gjykata e Drejtësisë së BE-së vendos ndalimin e “hixhabit” në shërbimet publike dhe private

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata e Drejtësisë së BE-së vendos ndalimin e

Drejtësia evropiane vendosi që në shërbimet publike të ndalojë përdorimin e simboleve fetare për të gjithë punonjësit, duke gjykuar një apel për shaminë islame.

Drejtësia evropiane ka vendosur vazhdimisht për rastet e ndalimit të shamisë islame në vendet e punës private, por ky është vendimi i parë në lidhje me një shërbim publik.

“Për të krijuar një mjedis administrativ tërësisht neutral, një shërbim publik mund të ndalojë përdorimin e dukshëm në vendet e punës të çdo simboli që zbulon besime filozofike apo fetare”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian.

Rasti

Në vitin 2021, komuniteti i Annes në Belgjikë e ndaloi një punonjëse të saj të mbante një shami islamike në vendin e saj të punës.

Punonjësja më pas shkoi në gjykatë me argumentin se ndalimi cenonte lirinë e saj fetare.

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian, në të cilën një gjykatë e punës në Liège apeloi, vendosi se "politika e neutralitetit të rreptë që një shërbim publik u imponon punonjësve të tij mund të konsiderohet objektivisht e justifikuar mbi bazën e një qëllimi legjitim".

“Çdo Shtet Anëtar dhe çdo organizatë nënshtetërore brenda kompetencave të tij ka liri veprimi në përcaktimin e konceptit të neutralitetit të shërbimit publik që ata dëshirojnë të promovojnë në vendin e punës”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës.

Vendimi specifikon se ky objektiv duhet të ndiqet në mënyrë të qëndrueshme dhe sistematike dhe masat e marra për ta arritur atë duhet të kufizohen në atë që është rreptësishtë e nevojshme, si dhe se u takon autoriteteve gjyqësore kombëtare të verifikojnë respektimin e këto terma.

Në mars 2017, Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian vendosi për dy raste të grave muslimane në Belgjikë dhe Francë, të cilat u pushuan nga puna për refuzimin e heqjes së shamisë islame. Gjykata kishte vendosur në atë kohë se rregulloret e brendshme të një shoqërie mund, në kushte të caktuara, të parashikojnë ndalimin e përdorimit të dukshëm të simboleve fetare ose politike.

gjykata e be hixhab

Lini një Përgjigje