TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Nëntor 2023, 21:45

“Frymëmarrje” për Gazën/ Izraeli dërgon në Kuvend marrëveshjen e armëpushimit me Hamasin

Shkruar nga Pamfleti

“Frymëmarrje” për Gazën/ Izraeli dërgon në

Ky hap pas i Netanyahut, mund të jetë fillimi i fundit të një prej konflikteve më të përgjakshëm në Lindjen e Mesme...

Një marrëveshje tepër e rëndësishme pritet të arrihet sot mes Izraelit dhe Hamasit, nga e cili mund të vendosen 4-5 ditë armëpushim në këmbim të lirimit të 50 pengjeve izraelite. Marrëveshja që do të lirojë 30 fëmijë dhe 20 gra, të cilat mbahen peng nga grupi terrorist, pritet të kalojë në parlamentin izraelit për votim.

Vetë kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se shefat e sigurisë mbështesin plotësisht një marrëveshje për lirimin e pengjeve nga Gaza në faza.

Qeveria izraelite përballet me një vendim të vështirë për të miratuar marrëveshjen sonte, por është vendimi i duhur. Qeveria e SHBA-së ndihmoi në përmirësimin e marrëveshjes për të përfshirë më shumë pengje”, tha kryeministri izraelit, para votimit të marrëveshjes në Parlament.

Por marrëveshja nuk është pritur mirë nga të gjithë, pasi Bezalel Smotrich, udhëheqësi i së djathtës radikale të Sionizmit Fetar dhe njëkohësisht ministri i Financave i qeverisë Netanyahu, ka dalë kundër. Ai deklaroi se partia e tij do të mbetet “si një mur” për vazhdimin e luftës deri në shkatërrimin e plotë të Hamasit.

Por ky kundërshtim ka nxitur reagimin e izraelitëve të cilëve familjarët u janë marrë peng nga Hamasi.

“Kush guxon të votojë kundër një marrëveshjeje?”, kështu u shpreh Hadas Kalderon, i cili ka pesë anëtarë të familjes në mesin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, përfshirë fëmijët e tij, kundërshtoi qëndrimet e partive të ekstremit të djathtë që kundërshtojnë marrëveshjen e propozuar.

"Le t'i shpëtojmë ata që mundemi tani, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, nuk mund të presim, ata janë në rrezik. Pak nga pak do t'i sjellim të gjithë në shtëpi, duke luftuar derisa të kthehet i fundit, le të fillojmë me ata që nuk mund të rezistojnë", tha ai.

Ndërkohë disa raporte të mëparshme sugjeruan se një marrëveshje do të përfshinte shkëmbimin e disa pengjeve të mbajtura nga Hamasi për disa të burgosur të mbajtur nga Izraeli dhe një armëpushim për shkëmbimin e tyre. Netanyahu tha se lufta kundër Hamasit nuk do të ndalet pas një armëpushimi për të lejuar shkëmbimin e pengjeve.

Kjo marrëveshje është tepër e rëndësishme dhe jetike për civilët e ndodhur në Gaza. Me 14 mijë jetë të humbura, mijëra të plagosur dhe me qytetin e shkatërruar totalisht nga sulmet izraelite, një armëpushim 4-5 ditorë do t’i jepte një frymëmarrje qytetit të kthyer tashmë në fantazmë.

Ditët e armëpushimit do t’i lejonin organizatave ndërkombëtarë për të futur në Gaza ushqime, ujë dhe ilaçe të cilat që prej nisjes së sulmeve izraelite kanë qenë në limite. Votimi i marrëveshjes ende nuk ka ndodhur në parlamentin izraelit, por ky hap pas i Netanyahut, mund të jetë fillimi i fundit të një prej konflikteve më të përgjakshëm në Lindjen e Mesme./Pamfleti

izraeli marrëveshja

Lini një Përgjigje