TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Prill 2025, 11:47

Frika nga spiunazhi, zyrtarët e PE me qese speciale për të mbajtur telefonat gjatë vizitës në Hungari

Shkruar nga Pamfleti

Frika nga spiunazhi, zyrtarët e PE me qese speciale për të

Anëtarëve të Parlamentit Evropian iu ofruan qese speciale për të mbrojtur pajisjet dixhitale nga spiunazhi dhe hakerimet gjatë një vizite të zhvilluar në Hungari këtë javë. 

Pesë ligjvënës nga komisioni parlamentar për liritë civile udhëtuan në Hungari të hënën për një vizitë tre-ditore për të inspektuar përparimin e vendit anëtar të BE-së në demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtat themelore. 

Një ligjvënës në udhëtim konfirmoi për POLITICO se zyrtarëve të parlamentit që iu bashkuan delegacionit iu ofruan çanta Faraday - qese të posaçme me përforcues metalik që bllokojnë sinjalet elektromagnetike - nga shërbimet e Parlamentit dhe gjithashtu u këshilluan të ishin të kujdesshëm në lidhje me përdorimin e rrjeteve publike Wi-Fi ose objekteve të karikimit.

Hungaria ka qenë më parë nën kritika nga ligjvënësit e BE për përdorimin e saj të spyware. Komisioni i posaçëm hetimor i Parlamentit për përdorimin e spyëare (PEGA) në vitin 2023 kreu një mision faktmbledhës pas zbulimit se softueri i ndërhyrjes ishte përdorur kundër figurave të opozitës, gazetarëve dhe shoqërisë civile në vend.

Lini një Përgjigje