TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Korrik 2023, 15:28

Frika nga përshkallëzimi i luftës, Polonia forcon kufirin me Bjellorusinë

Shkruar nga Pamfleti

Frika nga përshkallëzimi i luftës, Polonia forcon kufirin me

Komanda e Forcave të Armatosura e Polonisë njofton se ushtria polake do të dërgojë 1000 ushtarë dhe 200 njësi teknike në kufirin me Bjellorusinë.

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak, bëri të ditur lëvizjen e ushtarëve, duke shtuar se janë në gatishmëri të plotë.

“Mbi 1000 ushtarë dhe gati 200 njësi pajisje nga Brigada e 12-të dhe e 17-të, të mekanizuara, kanë nisur të lëvizin drejt lindjes…Ky është një demonstrim i gatishmërisë sonë për t’iu përgjigjur përpjekjeve për destabilizim pranë kufirit në vendin tonë”, shkroi ai.

Më herët, Polonia ka bërë te ditur se do t’i dërgonte 500 zyrtarë policorë për të forcuar sigurinë në kufirin e saj me Bjellorusinë.

Vendimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për t’u ofruar ushtarëve të “Wagnerit”, zgjedhjen e zhvendosjes në Bjellorusi ka ngritur frikën mes anëtarëve lindorë të NATO-s, se prania e mercenarëve të Yevgeny Prigozhinit, do të shkaktojë paqëndrueshmërinë më të madhe në rajon.

polonia kufi ushtareve

Lini një Përgjigje