TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Korrik 2023, 14:54

E rëndë në Itali, babai u zhyt në lumë për të shpëtuar të birin; mbyten të dy

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Itali, babai u zhyt në lumë për të

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në provincën e Piacenzës në Itali, ku një 25-vjeçar u zhyt në lumë ndërsa nuk ka mundur të dalë më në breg.

Mediat italiane raportojnë, se menjëherë pas tij është hedhur edhe i ati, i cili ka tentuar ta shpëtojë por fatkeqësisht është mbytur bashkë me të.

Babë e bir u mbytën në lumin Trebbia, teksa po kalonin kohë së bashku me familjen buzë lumit, në zonën e Perinos, ditën e djeshme. Sipas mediave italiane ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30, kur djali u zhyt në ujë dhe pasi nuk u duk për pak kohë babai i tij u fut për ta kërkuar duke u mbytur bashkë me të.

Nga tragjedia, fatkeqësisht humbën jetën babë e bir, 60 dhe 25-vjeç, me origjinë nga Sri Lanka.

Në vendngjarje shkuan zjarrfikësit dhe gjithashtu ekipi i zhytësve të transportuar nga Bolonja me zjarrfikësit, të cilët nxorën dy trupat e viktimave nga ujërat e Trebbia.

lume itali babai

Lini një Përgjigje