TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Korrik 2023, 16:54

Franca në flakë, gjyshja e 17-vjeçarit thirrje qytetarëve: Ndalni trazirat, po përdorni vrasjen e Nahelit si justifikim

Shkruar nga Pamfleti

Franca në flakë, gjyshja e 17-vjeçarit thirrje qytetarëve:

Gjyshja e Nahel M ka bërë thirrje për qetësi pas natës së pestë të trazirave në të gjithë Francën pasi nipi i saj 17-vjeçar u vra nga policia në Paris.

“Ne nuk duam që ata të shkatërrojnë dyqanet, autobusët dhe shkollat. Po e përdorin Nahelin si justifikim. Ne duam që gjërat të qetësohen", tha Nadia për BFM TV.

Ajo tha se beson se zyrtari policor përgjegjës për vrasjen e nipit të saj do të ndëshkohet, ndërsa shtoi se “zemra po më dhemb” kur u pyet për paratë që i janë dhuruar zyrtarit policor pas vrasjes së Nahelit.

“Jam e lodhur. Ka marrë fund, fëmija im nuk ka më jetë. Mos i shkatërroni shkollat, mos i shkatërroni autobusët. Ka shumë nëna që i përdorin ata autobusë”, tha ajo.

Rreth 2.800 njerëz janë arrestuar gjithsej që nga vdekja e Nahelit më 27 qershor. Dislokimi masiv i policisë është mirëpritur nga disa banorë të frikësuar të lagjeve të shënjestruara dhe pronarë dyqanesh, dyqanet e të cilëve janë plaçkitur. Por, ky veprim ka zemëruar më tej ata që e shohin sjelljen e policisë si shkakun e krizës aktuale në Francë.

Qindra policë dhe zjarrfikës francezë kanë mbetur të plagosur nga trazirat që shpërthyen pas vrasjes së Nahelit, megjithëse autoritetet nuk kanë publikuar shifrat për të plagosurit në mesin e protestuesve. Në Guajanën franceze, një 54-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një plumb qorr.

Në natën e pestë të trazirave të shkaktuara nga vrasja e Nahelit, policia njoftoi se janë arrestuar 719 persona në krahasim me 1311 arrestime një natë më parë në mbarë Francën. Protestuesit hodhën breshëri fishekzjarrësh dhe ndezën zjarre si barrikada, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe shok-bomba.

Një makinë e djegur goditi shtëpinë e kryetarit të periferisë së Parisit, l'Hay-les-Roses, gjatë natës. Disa shkolla, stacione policie dhe dyqane janë djegur dhe vandalizuar gjatë ditëve të fundit, por një sulm i tillë personal në shtëpinë e një kryetari komune është i pazakontë.

 

franca gjyshja e 17 vjecarit policia

Lini një Përgjigje