
Franca do të organizojë më 12 qershor në Paris një takim me përfaqësues të shoqërisë civile izraelite dhe palestineze, me synimin për të riafirmuar mbështetjen ndaj zgjidhjes me dy shtete dhe për të çuar përpara përpjekjet për njohjen dhe krijimin e një shteti palestinez.
Lajmin e bëri të ditur ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Noël Barrot, përmes një video-mesazhi drejtuar pjesëmarrësve në një takim të aktorëve të shoqërisë civile izraelite dhe palestineze në Tel Aviv.
Barrot e cilësoi takimin e planifikuar në Paris si “një ngjarje shumë të rëndësishme për paqen”, duke theksuar se ai do të shërbejë për të forcuar angazhimin ndërkombëtar ndaj zgjidhjes me dy shtete.
“Takimi do të mbledhë përfaqësues të shoqërisë civile izraelite dhe palestineze për të riafirmuar angazhimin tonë kolektiv për zbatimin e zgjidhjes me dy shtete”, deklaroi ai.
Ngjarja zhvillohet një vit pas nisjes së “Apelit të Parisit” dhe një vit pas njohjes së Shtetit të Palestinës nga Franca dhe rreth dhjetë vende të tjera. Barrot e përshkroi atë vendim si një hap të rëndësishëm në mbështetje të procesit të paqes.
Sipas tij, rekomandimet që do të dalin nga takimi i Parisit do të kontribuojnë në diskutimet e samitit të G7, të cilin Franca do ta organizojë këtë vit në Evian.
“Ne duam të krijojmë një thirrje të re për veprim për të avancuar njohjen dhe zbatimin efektiv të një shteti palestinez”, tha ministri francez.
Barrot vlerësoi gjithashtu rolin e shoqërisë civile në procesin e ndërtimit të paqes, duke argumentuar se organizatat dhe aktivistët lokalë kanë njohuri të drejtpërdrejta mbi realitetin dhe sfidat me të cilat përballen të dyja palët.
Diskutimet përpara takimit të Parisit janë fokusuar në pesë fusha kryesore: sigurinë për izraelitët dhe palestinezët, ndihmën humanitare dhe rindërtimin e Gazës, zbatimin e zgjidhjes me dy shtete dhe kundërshtimin e aneksimit, promovimin e narrativave në mbështetje të paqes, si dhe demokracinë, reformat dhe integrimin rajonal.
Ministri francez tha se puna do të mbështetet në parimet e Deklaratës së New Yorkut dhe do të ndihmojë në formësimin e iniciativave të ardhshme diplomatike.
“Sfida është e madhe: të mundësohen dy shtete, Izraeli dhe Palestina, që të jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri”, deklaroi Barrot, duke shtuar se Franca do të vazhdojë të bashkëpunojë me të dyja palët për të mbështetur përpjekjet për paqe në rajon.
France lavirja e parfumeve di ta vertise belin. Respekt per finesen por jane shkerdhata. Larg tyre.