TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Maj 2023, 09:49

Franca dënon dhunën në veri të Kosovës: Ulni menjëherë tensionet!

Shkruar nga Pamfleti
Franca dënon dhunën në veri të Kosovës: Ulni

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka reaguar për situatën në veri të Kosovës. Franca dënon dhunën dhe u bën thirrje palëve, sidomos qeverisë së Kosovës, të ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për uljen e tensioneve.

Franca dënon dhunën që ka ndodhur në veri të Kosovës në termat më të ashpër të mundshëm dhe u bën thirrje palëve, veçanërisht qeverisë së Kosovës, që menjëherë të ndërmarrin masat e nevojshme për uljen e tensioneve”, thuhet në një postim në Twitter.

Një ditë më parë, ushtarët e KFOR-it u përleshën me protestues serbë që refuzuan t’i binden thirrjes së misionit paqeruajtës për t’u larguar nga hapësira pranë komunës së Zveçanit e të lejonin lëvizjen e dy makinave të forcave të posaçme.

Protestuesit iu përgjigjën me gaz lotsjellës e gurë duke lënë të paktën 25 ushtarë të KFOR-it të plagosur. Ditën e djeshme, NATO bëri thirrje të ndalet dhuna e paprovokuar dhe i quajti sulmet të papranueshme.

franca

Lini një Përgjigje