TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Dhjetor 2025, 15:18

Fjalimi i fundvitit në Rusi, Putin: Ne do ta fitojmë luftën në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti
Fjalimi i fundvitit në Rusi, Putin: Ne do ta fitojmë luftën
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia beson se do të dalë fituese në luftën në Ukrainë, ku Moska po zhvillon një ofensivë që prej gati katër vitesh. Këto deklarata ai i bëri gjatë fjalimit tradicional të Vitit të Ri, i cili u transmetua fillimisht nga gadishulli i largët lindor i Kamçatkës, rajoni i parë i Rusisë që hyri në vitin 2026.

Në mesazhin e tij, Putin u bëri thirrje qytetarëve rusë të “mbështesin heronjtë tanë” që luftojnë në Ukrainë, duke theksuar besimin në suksesin e Rusisë.

Ne besojmë te ju dhe te fitorja jonë”, tha ai.

Presidenti rus ua uroi Vitin e Ri “luftëtarëve dhe komandantëve” që ndodhen në front, duke shtuar se “miliona njerëz në mbarë Rusinë, më besoni, po mendojnë për ju”. Ai e paraqiti konfliktin si një përpjekje që kërkon unitet kombëtar dhe sakrifica.

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe shkatërrime të gjera, ndërsa humbjet në njerëz për të dyja palët vlerësohet se janë të larta. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Data 31 dhjetor shënon gjithashtu 26-vjetorin e ardhjes në pushtet të Vladimir Putinit. Ai u bë president i Rusisë në prag të Vitit të Ri 1999, pasi Boris Jelcin dha dorëheqjen.

Fjalimi televiziv i Vitit të Ri është një ritual i rëndësishëm festiv në Rusi, një traditë e nisur që nga koha e udhëheqësit sovjetik Leonid Brezhnev. Ky fjalim transmetohet nga televizioni shtetëror pak para mesnatës në secilën nga 11 zonat kohore të vendit dhe ndiqet çdo vit nga miliona familje ruse.

putin rusi lufta

Lini një Përgjigje