TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Mars 2024, 16:28

Fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, shefi i OKB-së thirrje për armëpushim në Gaza!

Shkruar nga Pamfleti

Fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, shefi i OKB-së

Kreu i Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për armëpushim në Gaza dhe për heqjen e të gjitha pengesave për të siguruar dërgimin e ndihmave në enklavë, për nder të muajit të Ramazanit.

Në frymën e Ramazanit, u bëj thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë në konflikt kudo që të heshtin armët dhe të kthehen në tryezën e paqes. Në frymën e dhembshurisë së Ramazanit”, tha të hënën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i cili bëri thirrje gjithashtu për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve në Gaza dhe rinovoi thirrjet për një armëpushim.

E hëna shënon ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit për myslimanët në mbarë botën, por vrasjet, bombardimet dhe gjakderdhja vazhdojnë në Gaza.

U bëj thirrje liderëve politikë, fetarë dhe të komunitetit kudo që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për ta bërë këtë periudhë të shenjtë një kohë për ndjeshmëri, veprim dhe paqe”, tha Guterres.

gutteres

Lini një Përgjigje