TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Shkurt 2024, 18:19

"Fëmijët pyesin nëse do të vdesin"/ Netanyahu nuk tërhiqet, gazanët e zhvendosur në Rafah në mëshirë të fatit!

Shkruar nga Pamfleti

"Fëmijët pyesin nëse do të vdesin"/ Netanyahu nuk

Ky operacion pritet të sjellë një katastrofë të madhe në njerëz, gjë që ka alarmuar SHBA-në. Presidenti Biden pritet të flasë ditën e sotme me Netanyahun, lidhur me sulmin, ku dhe pritet që t’i japë paralajmërimin e fundit kryeministrit izraelit.

Pavarësisht thirrjeve nga Britania e Madhe, SHBA-ja, Gjermania, Holanda, Egjipti dhe vende të tjera, Benjamin Netanyahu është shprehur i vendosur për të nisur një ofensivë në zonën e Rafahs, atje ku 1.4 milionë njerëz janë strehuar nga lufta.

Frika nga një sulm i planifikuar në Rafah është temë e vazhdueshme e çdo bisede në qytetin tashmë të mbipopulluar nga gazanët që u detyruan të zhvendoseshin para 4 muajsh. 

Mariam, një grua që iku nga Gaza veriore, së bashku me tre fëmijët e saj, të moshës 5, 7 dhe 9 vjeç, u përpoqën të gjente strehim në Rafah, dikur e caktuar si zonë e sigurt nga Izraeli, pasi ushtria urdhëroi civilët të largoheshin nga qyteti i Gazës.

"Nuk mund ta përshkruaj se si ndihemi. Ka trazira në kokën time. Fëmijët e mi vazhdojnë të më pyesin se kur Izraeli do të pushtojë Rafahun dhe ku do të shkojmë dhe nëse do të vdesim. Dhe unë nuk kam përgjigje", tha Mariam.

Rafah është zona urbane më jugore në Gaza, e ngjeshur me një gardh kufitar me tela me gjemba, metal dhe beton me Egjiptin.

Pranë atij gardhi është tenda e familjes Abu Mustafa, një nga shumë kampe në rrugë, parkingje makinash dhe në rërë. Ata varin rroba midis tendave dhe gatuajnë atë pak ushqim që mund të mbledhin në kanaçe të zbrazëta mbi një zjarr në dysheme.

"Çdo ditë, ne jemi në arrati. Të zhvendosesh është e vështirë sepse kam dy vajza me aftësi të kufizuara. Unë nuk mund t'i mbaj ato. Nuk kam makinë apo karrocë. Nëse do të ketë më shumë zhvendosje, nuk po lëviz", tha Laila Abu Mustafa.

Ndërkohë që kryeministri izraelit ka thënë se ka urdhëruar ushtrinë që të përgatisë një plan për të evakuuar popullsinë civile të Rafahut përpara ofensivës.

Por është e paqartë se ku mund të zhvendosen banorët, në një territor të bombarduar për katër muaj.

Netanyahu sugjeroi se civilët mund të zhvendoseshin në veri në zonat "tashmë të pastruara" nga ushtria. Ndërsa një zëdhënës i qeverisë tha se kishte hapësira të hapura në Gaza ku mund të ndërtoheshin kampe çadrash.

Ky operacion pritet të sjellë një katastrofë të madhe në njerëz, gjë që ka alarmuar SHBA-në. Presidenti Biden pritet të flasë ditën e sotme me Netanyahun, lidhur me sulmin, ku dhe pritet që t’i japë paralajmërimin e fundit kryeministrit izraelit.

Kryeministri u pyet nëse ai kishte prioritet shpëtimin e 132 pengjeve të mbetura në Gaza apo fitoren ushtarake, për të cilën ai tha se qëllimet nuk ishin reciproke.

"Nuk jam i sigurt se dikush mund ta vendosë veten në pozitën e familjeve, por as familjet nuk mund ta vendosin veten në pozitën e vendimmarrësve. Këto janë dy gjëra të ndara", tha Rama. 

Ai tha se besonte se mjaft pengje mbetën gjallë "për të garantuar llojin e përpjekjeve që ne po bëjmë".

Çdo marrëveshje e ardhshme e paqes që përfshin një shtet palestinez është "larg", tha ai dhe se Izraeli duhet të mbajë kontrollin mbizotërues të sigurisë të Gazës./Përshtati "Pamfleti" nga "SkyNews"

izraeli

Lini një Përgjigje