
Pas hakmarrjes së Iranit, e cila sipas Izraeli erdhi në katër valë sulmesh dhe përfshinte më shumë se 200 raketa, sulmet kanë vazhduar në të dy vendet.
Dhjetëra persona janë plagosur, me të paktën tre të vrarë në Izrael, sipas mjekëve, dhe Irani raporton shumë më tepër vdekje.
Ja një përmbledhje e shpejtë e zhvillimeve të sotme për t'ju informuar më shumë rreth ngjarjeve:
1. Të paktën tre persona janë vrarë në Izrael, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur, sipas shërbimit të ndihmës së shpejtë të vendit;
2. Televizioni shtetëror iranian raportoi se 20 fëmijë janë midis rreth 60 të vrarëve në një sulm në një lagje në Teheran, megjithëse nuk është e qartë nëse kjo është pjesë e 78 vdekjeve të pretenduara nga i dërguari i vendit në OKB dje;
3. Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha se Teherani "do të digjet" nëse nuk ndalon sulmet, pasi Irani tha se do të vazhdojë të luftojë dhe ta përhapë konfliktin në bazat amerikane në rajon.
4. Mbretëria e Bashkuar dhe Franca u paralajmëruan gjithashtu nga Teherani që të mos ndihmonin mbrojtjen e Izraelit, me kërcënimin se anijet dhe bazat e tyre do të ishin gjithashtu në shënjestër;
5. Dronët janë rrëzuar mbi Izrael, tha ushtria e tij, ndërsa shpërthime janë raportuar në disa pjesë të Iranit - ku janë vrarë tre shkencëtarë të tjerë bërthamorë.
Lini një Përgjigje